Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fier, investime në rrjetin shpërndarës

Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, dhe administratori i OSHEE, Adrian Cela kanë përuruar sot përfundimin e fazës së parë të investimeve në qytetin e Fierit që lidhen me instalimin e rrjetit 20 kV me vlere 370 mln lekë të reja nga ku kanë deklaruar se në 25 vite këto investime kanë munguar.

Gjiknuri dhe Cela theksuan në fjalën e tyre se po investohet në një prej zonave me tregues më të mirë financiarë siç janë arkëtimet dhe humbjet.

Gjiknuri tha ndër të tjera se qytetarët shembullorë fierakë po shpërblehen për korrektësinë e treguar në kryerjen e pagesave të energjisë.

Ai ka theksuar se investimet e kryera në rrjetin shpërndarës të rajonit Fier do të ndihmojnë dhe ekonominë e bizneset fierake.

Fieri e meriton pasi në përgjithësi i është përgjigjur pozitivisht reformës, ka qenë shumë mirë me pagesat dhe e dyta është një qytet industrial i rëndësishëm dhe me qytetarë të rregullt dhe në fund të fundit ky është shembulli që ata qytetarë që janë të rregullt shpërblehen dhe mbi të gjitha ekonomia, industria. Dhe ne themi se me këto investime dhe kjo është e mundur Fieri përfundimisht kompletohet dhe për shumë e shumë vite energjia këtu do të jetë e standardeve të duhura. Edhe të gjithë qytetarët po pajisen me matësa, eliminohet përfundimisht afrofeja. Dhe në fund të fundit ky ka qenë qëllimi.Sepse nganjëherë njerëzit e mendojnë energjinë taksë, nuk është taksë energjia, ajo është një mall I përbashkët që ka një kosto, sa më mirë ta administrojmë ne të gjithë bashkë sepse është sistemi ynë, është si ushqimi I përditshëm, sa më mirë ta administrojmë, me ato kosto transparente dhe të pranueshme, aq më mirë do të jetë për ekonominë shqiptare, për familjet shqiptare”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Një nga qytetarët fierakë gjatë takimit ka treguar vështirësitë e krijuara ndër vite si pasojë e rrjetit 6 Kv me të cilën furnizohej qyteti e rrethinat.

Gratë ngriheshin në mes të natës për të vendosur lavatricen pasi tensioni gjatë ditës ishte mjaft i dobët. Por sot jemi shumë mirë falë këtij investimi”, u shpreh qytetari.

Administratori i OSHEE Adrian Cela theksoi se muajin e ardhshëm do të fillojë dhe faza e dytë e investimit ku përfshihet pjesa tjetër e qytetit të Fierit me një investim prej 400 mln lekë të reja.

Sipas tij,  brenda tetorit të ardhshëm, rrjeti shpërndarës ne qytetin e Fierit dhe rrethinat e tij do të jetë me sistemin 20 kV.

Kreu i OSHEE bëri të ditur para mediave se brenda pak ditësh në qytetin e Fierit përfundon instalimi i të gjitha matësave.

Cela tha se me këtë aksion merr fund njëherë e mirë lëshimi i faturave afrofe dhe çdo abonent do të paguajë atë çka konsumon.

Kemi vështirësi në disa familje për montimin e matësave të cilët po bëhen pengesë, nuk pranojnë punonjësit tanë, nuk bëhet fjalë për qytetin e Fierit por në disa qytete të tjera, nuk u happen dyert punonjësve tanë. Unë dua ti bëj një thirrje, se e kanë të kotë, brenda qershorit do montohen matësat. Sanksionet me të cilat ato do të përballen nga data 1 korrik me përfundimin e aksionit për vendosjen e matësave do të jenë shumë herë më të mëdha, sanksione penale dhe financiare, dhe e fundit kush nuk do të pranojë montimin e matësit do ti ndërpritet furnizimi me energji elektrike. Pra siç nuk merr energji elektrike debitori që nuk paguan ashtu  dhe kush nuk pranon montimin e matësit, i shmanget në disa mënyra do ti ndërpritet energjia”, tha Cela.

Administratori i OSHEE i ka bërë thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me punonjësit e kompanisë OSHEE për vendosjen e matësave pasi për ata abonentë që do të refuzojnë vendosjen e matësit do të ketë ndëshkime penale dhe financiare.

Shqiptarja.com  31.05.2016