Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Dëshmojnë vetëm 4 dëshmitarë kundër Ismailajt

4 nga 15 dëshmitarët e Prokurorisë janë thirrur për të dëshmuar në gjyqin ndaj Kastriot Ismailajt në Gjykatën e Tiranës.Edhe pse me flete-thirrje janë njoftuar 15 dëshmitare të akuzës vetëm 4 prej tyre janë paraqitur në gjykatë.

Erion Lena, Oligert Kume, Almir Boduri dhe Erjon Nako janë dëshmitarët punonjës të kompanisë DIA dhe që kanë treguar se si funksiononte kompania e Ismailajt.

Ilir Shabani dhe Ardian Sulku janë dy ish vartësit e Ismailajt që me dëshminë e tyre mësohet se kanë hedhur poshtë versionin e pretenduar nga Kastriot Ismailaj i cili është nën akuzë për pastrim parash.

Kastriot Ismailajt është  akuzuar për “mashtrim me pasoja të rënda”, falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash.

Shqiptarja.com  31.05.2016