Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Policia i sekuestron Taçit 1.3 mln USD pasuri

1.3 milion dollarë i janë bllokuar ish manjatit të Naftës, Rezar Taçi në 16 banka të nivelit të dytë në Shqipëri. Sekuestro e kësaj shume parash cash konfirmohet nga Policia e Shtetit e cila ka ekzekutuar urdhër sekuestrot e Gjykatës së Tiranës.

Por kjo shifër është thuajse 1/10 e borxheve të cilat Taçi i detyrohet shtetit shqiptar plot 14 milionë euro.

Aktualisht ish manjati i naftës është i pandehur për mospagim taksash ndërsa pak ditë më parë nëpërmjet avokatit ai kërkoi gjykim të shkurtuar.

Ndër 1.3 milion $ të sekuestruar Taçit janë dhe 600 mijë euro të bllokuara pak ditë më parë në një tentativë nga bashkëshortja e manjatit për t’i tërhequr nga bankat.

Vetë Taçi prej muaj dyshohet se është i ndaluar nga autoritetet zviceriane për akuzat e mashtrimit, por policia shqiptare s’e ka konfirmuar asnjëherë këtë version.

Shqiptarja.com  17.05.2016