Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS dënon sulmin ndaj drejtorit të rrjetit

KEDS dënon fuqishëm sulmin ndaj Drejtorit të Rrjetit, Mehmet Koc, duke vlerësuar se ky sulm është mesazhi më i keq i mundshëm që mund të dërgojë Kosova te investitorët e huaj.

Z. Koc është sulmuar tinëzisht në hyrje të ndërtesës ku banon, për motive ende të panjohura.

Sulmi ndaj punëtorëve tanë është i papranueshëm dhe i dënueshëm.

Ne u bëjmë thirrje autoriteteve kosovare që ta hetojnë këtë rast dhe të gjejnë personat përgjegjës të sulmit.

Duhet të rikujtohet këtu se Limak dhe Calik, si kompani me renome në mbarë botën, janë ndër investitorët më të mëdhenj në Kosovë dhe për këtë kanë nevojë për ofrimin e sigurisë dhe mbështetjes nga autoritetet kosovare, sipas standardeve të shteteve evropiane.

KEDS mbetet i përkushtuar që të ofrojë shërbimet e veta në mënyrën më cilësore për çdo konsumator të Kosovës pa asnjë diskriminim.

Agjensia e lajmeve ekonomia, 17.05.2016