Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Evazion me karburantet, lirohet biznesmeni

I shkaktuan shtetit një dëm ekonomik në vlerën e 1 milion dollarëve pasi lejuan karburante pa licencë gjykata liron tetë të arrestuarit në operacionin policorë “Smile 4”.

Detyrim paraqitje ka vendosur gjykata për Dhimitër Veshin, Arjan Dajën, Platon Solis ndërsa arrest në shtëpi është vendosur për Ajaz Shehu, Saimir Kaziu, Bajram Frangu, Gentian Subashi dhe Iliaz Fishekun.

Fisheku që në këtë hetim rezulton të jetë administrator i karburanteve që tatimorët lejuan aktivitetin e palicencuar për pesë vite do të qëndrojë po ashtu me masën shtesë të mbikëqyrjes elektronike.

Burime nga grupi hetimor sqaruan se vetëm me këto dy karburante evazione arrin në 1 milion dollar ndërsa dyshimet janë se këta zyrtarë përgjatë viteve 2010-2015 kanë lejuar 35 karburante pa leje në të gjithë vendin.

Ndalur tek kjo skemë mashtrimi Report Tv ka mësuar se skema ky ishin përfshirë zyrtarët e tatimeve lidhej me dy karburante një në aksin Vajkal-Fier dhe një në qytet Studenti në Rrugën Pjetër Budi në Tiranë.

Tabela

Masat e gjykatës për Tatimorët

Dhimitër Veshi, Detyrim Paraqitje

Arjan Daja, Detyrim Paraqitje

Platon Solis, Detyrim Paraqitje

Ajaz Shehu, Arrest në shtëpi

Saimir Kaziu, Arrest në shtëpi

Bajram Frangu, Detyrim Paraqitje

Gentian Subashi, Arrest në shtëpi

Iliaz Fisheku, Biznesmen. Arrest në shtëpi

Shqiptarja.com 25.4.2016