Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Sekuestrohen 33.5 kg ar në kufirin greko-turk

Plot 18 pllaka ari me peshë 33.5 kilogramë në total, ishin fshehur në bordin e një taksie që po dilte nga Greqia, me destinacion Stambollin. Sasia e arit u arrit të kapej në kohë nga autoritetet doganore greke në pikën kufitare të Kipusit, në kufirin greko-turk.

Një pjesë e ngarkesës, 14 kilogramë, ishte fshehur në pjesën e brendshme të portave dhe në shasinë e automjetit, ndërsa pjesa tjetër në çantat personale të 3 pasagjerëve që po udhëtonin.

Vlera e arit të sekuestruar llogaritet nga 800 mijë deri në një milion euro, ndërsa akciza që shteti grek do të humbiste vlerësohet në afro 200 mijë euro. Kjo është sasia më e madhe e arit të kapur ndonjëherë në Greqi.

Sa i përket prejardhjes së ngarkesës, dyshohet se ajo është grumbulluar në pikat e shumta të grumbullimit nëpër qytetet e vendit, të cilat grumbullojnë sende me vlerë nga grekët e gjendur në vështirësi ekonomike, të cilët shesin me çmime qesharake sende floriri si orë të shtrenjta, madje në disa raste edhe dhëmbët e florinjtë, për të paguar koston e lartë të taksave dhe barrën e rëndë fiskale, që iu është ngarkuar prej qeverisë.

Top Channel,  06.04.2016