Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bankers publikon rezultatet e 3-mujorit

Bankers Petrolium ka bërë publike të dhënat e rezultateve të punës së saj në tre mujorin e këtij viti ku në një deklaratë të shpërndarë për mediat, thotë se në këtë periudhë kohore ka arritur një prodhim mesatar prej 17.363 fuci naftë në ditë.

Po sipas saj, kompania vijoi të optimizojë nivelet aktuale të prodhimit dhe të monitorojë kthimin ekonomik të të gjitha puseve në përputhje me çmimet aktuale në tregjet ndërkombëtare.

Në tremujorin e parë 2016, shitjet mesatare të naftës arritën në 17,280 fuçi naftë në ditë kundrejt 18,558 fundi naftë në ditë në tremujorin e katërt 2015.

Çmimi mesatar i naftës së Bankers ishte mesatarisht 21,07 dollarë për fuçi duke përbërë 62% të Brentit prej 33,89 dollarë për fuçi, kundrejt një mesatareje prej 33.62 dollarë për fuci që ishte në tremujorin e katërt 2015.

Ja njoftimi për mediat i Bankers Petrolium

Të dhënat Operacionale të Bankers Petroleum për Tremujorin e Parë 2016

Calgary-Bankers Petroleum Ltd ka kënaqësinë të publikojë rezultatet operacionale të tremujorit të parë 2016. Prodhimi Bankers arriti një prodhim mesatar prej 17,363 fuçi naftë në ditë, 4% më pak se tremujori i fundit 2015 ku mesatarja ishte 18,137 fuçi naftë në ditë. Gjatë tremujorit të parë 2016, kompania vijoi të optimizojë nivelet aktuale të prodhimit dhe të monitorojë kthimin ekonomik të të gjitha puseve në përputhje me çmimet aktuale në tregjet ndërkombëtare. Shitjet dhe Çmimet e naftës Në tremujorin e parë 2016, shitjet mesatare të naftës arritën në 17,280 fuçi naftë në ditë kundrejt 18,558 fundi naftë në ditë në tremujorin e katërt 2015. Inventari i naftës bruto në 31 Mars 2016 ishte 266,00 fuci kundrejt 258,000 fuçi në 31 Dhjetor 2015. Çmimi mesatar i naftës së Bankers ishte mesatarisht 21,07 dollarë për fuçi duke përbërë 62% të Brentit prej 33,89 dollarë për fuçi, kundrejt një mesatareje prej 33.62 dollarë për fuci që ishte në tremujorin e katërt 2015. Shitjet në eksport gjatë tremujorit të parë 2016 përfaqësuan 96% të totalit të shitjeve. Çmimet e shitjes ishin më ulët se parashikimi si pasojë e reduktimit të përkohshëm të tyre gjatë muajit Shkurt ku edhe eksportuesi i naftës kërkoi ulje të çmimeve si pasojë e nivelit të Brent prej 30 dollarë/fuçi. Shitjet e naftës gjatë muajit mars u rikuperuan si pasojë e rritjes së çmimit të Brent dhe ne presim përmirësime të mëtejshme gjatë tremujorit të dytë ku pritet edhe rritje e kërkesës për naftë të rëndë në tregun e jashtëm por edhe atë vendas. Përditësimi mbi Shpimet Si pasojë e çmimit të ulët të naftës, Bankers ka vendosur të shtyjë aktivitetin e shpimit në fillim të vitit me qëllim mbrojtjen e bilancit financiar të kompanisë. Shpimi do të rifillojë sapo çmimet e naftës të përmirësohen. Programi i Zgjerimit të Prodhimit (EOR) Bankers vijon të monitorojë seksionet e injektimit të polimerit dhe të ujit të cilët kanë një performancë brenda pritshmërive. Rritja mesatare e prodhimit mbi rënien gjatë muajit mars përmes strukturave EOR është mesatarisht 3,219 fuçi në ditë (çka përfaqëson 19% të prodhimit total). Prodhimi total nga strukturat EOR është afërsisht 4,952 fuçi në ditë (ose 29% e prodhimit total). Kompania konvertoi një pus prodhues në injektues në tremujorin e parë dhe aktualisht ka 48 puse me injektim polimeri dhe 5 puse me injektim uji. Zhvillimi i Infrastrukturës Në tremujorin e parë 2016, Bankers u fokusua në përfundimin e projekteve ekzistuese që do të ndihmojnë në optimizimin e operacioneve dhe uljen e kostove. Sistemi mbledhës në pjesën veriore ka përfunduar më shpejt se parashikimi dhe tashmë është në aktivitet të plotë. Përditësim mbi Transaksionin e Blerjes Në bazë të shpalljes së blerjes së kompanisë nga Geo-Jade Petroleum Corporation në 20 Mars 2016, Bankers këshillon që Asambleja e Aksionerëve të planifikohet më 31 maj, 2016. Materialet e mbledhjes do të shpërndahen në ose para 26 Prill 2016. Përveç kësaj, palët kanë filluar përgatitjen e aplikimeve të ndryshme për miratimet e nevojshme rregullatore.

Shqiptarja.com  06.04.2016