Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS investon në rajonin e Istogut

Investimet që janë shtrirë në tërë Kosovën nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS, kanë sjellur efekte të mëdha pozitive edhe në rajonin e komunës së Istogut.

Projektet investive me Trafo dhe shtrirje të rrjetit të ri, në këtë rajon nuk kanë kaluar pa vëmendjen dhe mirënjohjen e numrit një të kësaj komune, z.Haki Rugova.

“Duke qenë se investimet nga KEDS kanë ardhur në një kohë më se të nevojshme për komunitetin dhe drejtpërdrejt kanë ndikuar në rritjen e kualitetit dhe stabilizimin e furnizimit me energji, ne i jemi mirënjohës kësaj kompanie për punën që po bënë.”-deklaron Rugova.

Rakoshi, Gurakoci, Banja, B.T. ‘Standardi janë zonat ku Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS, ka shtrirë projekte të investimeve në rrjet .

Duke folur për punën dhe bashkëpunimin me këtë kompani, kreu i komunës së Istogut, Haki Rugova shton se investimet janë mirëpritur si nga banorët ashtu edhe nga institucioni që ai drejton.

“Me investimet që janë bërë deri me tani nga KEDS-i ne jemi të kënaqur. Gjatë kësaj periudhe kjo kompani në 5 fshatra respektivisht zona të Komunës tonë ka kryer intervenimin e paraparë investiv në trafo dhe në rrjet elektrik. Kjo normalisht që ka rritur kualitetin e furnizimit me rrymë dhe ka krijuar stabilitet.”

Kryetari Rugova thotë se pret që të tilla projekte të vazhdojnë në Istog edhe në të ardhmen, kjo nga fakti se ky rajon veri-perëndimor i Kosovës dhe banorët e tij kanë nevoja të shumta për infrastrukturë kualitative në çdo segment të jetës.

“Presim që KEDS-i do të vazhdojë edhe me projekte të tjera në rrjet në fshatrat dhe lokacionet ku ka nevojë.”-përfundon Rugova.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  01.04.2016