Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bosnje, autoritetet rrisin çmimin e energjisë

Autoritetet e Republika Srpska do ta rrisin çmimin e energjisë elektrike nga 1 Maji i vitit 2016, por ekspertët dhe partitë opozitare kanë argumentuar se kjo do të shkaktojë probleme për konsumatorët e varfër dhe pretendojnë se sektori energjetik në entnitet e saj që një kohë të gjatë është keqmenaxhuar, raporton Rrjeti Ballkanik për Gazetari Investiguese – BIRN.

“Ky vendim sigurisht që do të ketë një reagim negativ mbi banorët e Republika Srpska dhe në veçanti për sipërmarrësit, të cilët duhet të ballafaqohen me kosto më të madha të prodhimit,” u shprehë për BIRN Demir Miljeviç, ekspert ekonomik nga Banja Luka.

“Duke marrë parasysh situatën sociale dhe ekonomike në vendin tonë, kjo zgjedhje është absurditet i pastër,” theksoi Mikeviç.

Regullativa energjetike e Republikës Srpska ka vendosur më 26 Mars të rrisë çmimin e energjisë elektrike për 5.4% për konsumatorët privat dhe 3.9% për shfrytëzuesit komercial.

Kjo masë është kërkuar nga Elektroprivreda e RS, kompania shtetërore e energjisë, e cila vitin e kaluar ka operuar në humbje prej 20 milion euro, raporton gazeta Slobodna, me bazë në Sarajevë.

Partitë opozitare nga kualicioni Alenca për Ndryshim gjithashtu po e kritikojnë çmimin e rritjes, duke pohuar se humbjet e Elektropriveda si pjesë e RS është pasojë e drejtpërdrejt nga veprimet e entitetit të qeverisë, i cili ka vendosur të rrisë numrin e punonjësve për të punuar tek kompania publike në këmbim për mbështetjen e tyre politike.

“Vetëm para zgjedhjeve poltike në 2014, Elektroprivreda RS punësoi 800 puntorë të rinj”, Slavisa Kovaçeviç, anëtar i departamentit për industri, energji dhe miniera nga Partia Demokratike Serbe, PDS, u shprehë për BIRN të hënën.

Ai pretendoi se rekrutimi në masë ishte pjesë e strategjisë elektorale e vendimit të entitetit nga Aleanca Sociale Demokrate e Pavarur, ASDP.

“Edhe në qoftë se vëmë mënjëanë ndonjë konsideratë politike, është vështirë të shpjegohet pse një kompani e cila vazhdimisht raporton humbje duhet të punësojë punonjës të rinj,” u shprehë Kovaçeviç.

Ai pohoi se pagat si pjesë e shpenzimeve totale të pagura nga by Elektroprivreda RS janë rritur nga 10 në 30% gjatë dhjetë viteve të fundit.

Ministri i Industrisë, Energjisë dhe Minierave në Republikën Srpska, Petar Dokoç, u shprehë të hënën megjithatë kësaj “një korigjim i vogël tek çmimi nga energjia elektrike e Elektroprivreda do të ndihmojë të mbulohen humbjet.”

Zhurnal,  31.03.2016