Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

I rridhte bombola, e hedh nga kati 7

Një banor i Vlorës ka parandaluar shpërthimin e bombolës së tij të gazit pasi ajo nisi të rrjedhë, ne shtepi. Por veprimi që bëri për të dalë nga situata mund të ishte një rrezik shumë herë më i madh sesa vetë shpërthimi. Ai e hodhi atë nga kati i shtatë i banesës ku jetonte.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar poshtë pallatit nga rënia e bombolës 5 litërshe, ndërkohë zjarrëfikëset kanë mundur të neutralizojnë zonën dhe të marrin vënë nën kontroll situatë.

Rreziku nga bombolat e gazit dhe rrjedhja e tyre duket se është i pandalshëm, por ky veprim i këtij banori vlonajt mund të kishte përfunduar keq nëse do të kishte rënë mbi personat rreth e rrotull ndërtesës.

Shqiptarja.com  21.03.2016