Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Hapet gjyqi ndaj DIA-s

Pas tre tentativave për t’u bërë pjesë në procesin gjyqësorë ku gjykohet Kastriot Ismailaj ish administrator i borxheve të Cez, juristët e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë nuk kanë arritur të bindin gjykatën dhe kërkesa për 8 milion euro dëmshpërblim është veçuar nga ky proces.

Ka qenë ky vendimi i trupës gjyqësore kryesuar nga gjykatësja Vjollca Spahiu marrë mesditën e kësaj të marte në Gjykatën e Tiranës. Vetë Ismailaj nuk ishte i pranishëm në seancë me argumentin se gjendja e tij shëndetësore ishte jo mirë dhe nuk mund të vinte.

Procesi ndaj Ismailajt u hap për herë të parë më 3 shkurt 2016 dhe ai është marrë i pandehur nga prokuroria për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda dhe pastrimit të parave.

OSHEE tentoi që t’i bashkëngjitej këtij procesi me kërkesën e 8 milion euro dëmshpërblim si pasojë e dokumenteve fiktive përdorur nga Ismailaj në kohën që ai ka lidhur kontratën me ish Cez për mbledhjen e borxheve.
Tashmë që kjo kërkesë u refuzua mbetet për t’u parë nëse juristët e OSHEE do të ribëjnë dhe njëherë kërkesën për t’u bërë palë në gjykim apo do t’i drejtohen Gjykatës Civile me një kërkesë padi të re, me objekt dëmshpërblimi.

Ndaj Ismailajt ky është procesi i dytë që zhvillohet në gjykatat shqiptare pasi më parë Krimet e Rënda kanë nisur një proces ku kërkohet konfiskimi i pasurisë së tij prej 5 milion eurosh, pasuri e cila sipas akuzës ka burim pastrimin e parave dhe përfitimet me dokumenta të flasifikuara me borxhet e Çez.

Shqiptarja.com  15.03.2016