Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ministri Gjiknuri pret misionin e FMN

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri priti në një takim misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, kryesuar nga shefja për Shqipërinë Znj. Anita Tuladhar. Z.Gjiknuri informoi zyrtarët e FMN-së për ecurinë e reformës në sektorin elektroenergjitik dhe rezultatet e arritura gjatë vitit të fundit. Gjithashtu, ministri u ndal tek projektet e qeverisë për thellimin e mëtejshëm të reformës në sektorin elektro-energjitik përmes liberalizimit të tregut, reduktimit të mëtejshëm të humbjeve, rritjet së likujditetit, mirëmenaxhimit të korporatave. Duke vlerësuar arritjet e deritanishme, bashkëbiseduesit u dakordësuan se vazhdimi dhe thellimi i reformës në këtë sektor është me rëndësi të madhe për stabilitetin financiar të vendit.

energjia.al  10.03.2016