Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, përmbytjet treguan forcën e rrjetit elektrik

Përveç disa ndërprerjeve për parandalimin e rreziqeve nga uji, vërshimet e fundit që përfshinë shumë lokalitete të Kosovës nuk kanë shkaktuar ndërprerje të shumta të rrymës, ashtu siq jemi mësuar të shohim më herët.

“KEDS është detyruar të ndalë daljen 10 kV Turiqevci pasi trafostacionet tek Zyhranet dhe TS Rrecaj në Llaushë janë përfshirë nga uji”, ka qenë një njoftim i KEDS-it për këto ndërporerje të paramenduara.

Drejtor i rrjetit në kompaninë KEDS Mehmet Koç, kishte thënë gjatë një interviste të mëhershme se investimet në rrjetin e vjetëruar janë faktor kyç për stabilizimin e furnizimit me energji elektrike edhe në raste të motit të përkeqësuar.
Sipas Viktor Buzhalës, zëdhënës i KEDS-it gjatë vërshimeve të fundit situata ka qenë tjetër.

“Vërshimet e fundit nuk kanë pasur ndonjë ndikim të madh në furnizimin me energji elektrike. Janë bërë disa ndalesa për të ruajtur asetet energjetike dhe sigurinë e qytetarëve, por kryesisht rrjeti ka treguar stabilitet fal masave preventive dhe gatishmërisë së punëtorëve të KEDS-it që kanë intervenuar aty ku është paraparë e domosdoshme”, ka thënë ai.

Sipas Buzhalës kësaj i kanë kontribuar edhe investimet e bëra në qindra lokalitete anëkënd vendit. “Kjo po ndodhë edhe gjatë stuhive të cilat e godasin vendin kohë pas kohe duke treguar stabilitet. Investimet e tilla janë tregues që puna është kryer në standardet më të larta dhe janë garanci se KEDS-i do të vazhdojë tutje me to, deri në stabilizimin e plotë të rrjetit distributiv”, ka thënë zëdhënësi i KEDS-it, i cili ka shtuar se Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike ka bashkëpunim të mirë edhe me komunat përkatëse dhe në raste emergjente ka ndihmë reciproke.

KEDS ka 535 punëtorë që reagojnë në rast të prishjeve, dhe 123 punëtorë të mirëmbajtjes. Por në raste të tilla emergjente caktohen edhe punëtorë të departamenteve tjera si ekipi i leximit të orëve, etj. Përveç këtyre punëtorëve të rregullt në raste të emergjencave KEDS angazhon edhe kontraktues të jashtëm.

Telegrafi,  10.03.2016