Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shpërthen bombola e gazit në Kamëz

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Kamëz, ndërkohë që ka mbetur i plagosur një person, që dyshohet se është e zonja e shtëpisë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në momentin kur e zonja e shtëpisë ka ndezur bombolën për të gatuar, por ajo ka shpërthyer.

Menjëherë, në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekspertët e Shërbimit Zjarrfikës të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve që përfshin fillimisht kuzhinën e shtëpisë.

E plagosura është dërguar me shpejtësi për në spital, ndërkohë që sipas Shërbimit Zjarrfikës zjarri është fikur duke bërë që situata të jetë nën kontroll.

Drejt shtëpisë së ndodhi ngjarja kanë shkuar ekspertët e Inspektoriatit Shtetëror Teknik për të parë se cili ka qenë shkaku i shpërthimit.

Shqiptarja.com 08.03.2016