Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bombolat e gazit, ISHTI letër bashkive

Kryeinspektori i ISHTI, Gazmend Osmani u nis shkresë kryetarëve të bashkive, prefektëve, Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit si dhe strukturave tjera përgjegjëse.

Osmani kërkesë për bashkëpunim, për parandalimin e rrezikut nga bombolat që tregtohen në dyqanet e lagjeve.

Duke iu referuar situatës së fundit të shpërthimit të bombolave të gazit, kryeinspektori i ISHTI, Gazmend Osmani u është drejtuar me një shkresë 61 kryetarëve të bashkive në vend, për dijeni prefektëve, si dhe institucioneve të tjera përgjegjëse. Kryeinspektori u ka kërkuar drejtuesve të këtyre institucioneve bashkëpunim për parandalimin e situatave të tilla. Shkresa është bërë pas evidentimit nga inspektorë të Inspektoriatit Shtetëror Teknik, ku pothuaj në cdo lagje ka dyqane që tregtojnë bombola GLN pa kushtet e duhura teknike apo edhe pa dokumentacionin përkatës për këtë aktivitet.

Duke marrë në konsideratë rrezikshmërinë që paraqet një situatë e tillë, kryeinspektori Gazmend Osmani kërkon ngritjen e grupeve të përbashkëta me Policine Bashkiake dhe Sektorin Zjarrfikës, nën varësinë e pushtetit lokal, për kontrollin dhe monitorimin e vazhdueshëm të këtij tregu, për parandalimin dhe sanksionimin e kësaj veprimtarie në ambjentet e papërshtatshme.

energjia.al 08.03.2016