Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shpërthen bombola në Tiranë

Shpërthimi i një bombole gazi në një byrektore të katit të parë të një pallati ka përhapur panik tek banorët.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së shtunës, në rrugën “4 Dëshmorët”, pranë gjimnazit “Partizani”, në dyqanin byrektore në pronësi të Artur Çyça. Bashkëshortja e tij ishte duke ndërruar bombolën në momentin e shpërthimit. Për pasojë ka marrë flakë dhe është dëmtuar vetrata prej xhami, si dhe është djegur tenda.

Fatmirësisht nuk raportohen lëndime në njerëz, përveç panikut të përhapur në zonë, por vetëm dëme materiale. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe 5 inspektorë të Inspektoratit Shtetëror Teknik, të cilët po bëjnë dhe verifikimet për kushtet e sigurisë në punë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje ku po heton shkaqet e shpërthimit të bombolës.

Top Channel,  27.02.2016