Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, ulet energjia për bizneset

Tarifat e energjisë elektrike për bizneset e vogla mund të ulen deri në 10 për qind duke filluar nga 1 prilli, shkruan sot Koha Ditore.

Çmimi i energjisë për bizneset, duke i përfshirë edhe konsumatorët e mëdhenj, siç janë ata industrialë, do të ulet mesatarisht prej mbi 5 për qind.

Por ulja më e madhe e çmimit të energjisë për bizneset të vogla po bëhet për të eliminuar pabarazinë në çmimin e energjisë që deri më tani ka ekzistuar, pasi bizneset kanë pagur çmimin për kilovat të energjisë gati dyfish më të lartë se konsumatorët e amvisërisë.

Ky dallim në çmim është me gjithë faktin që bizneset e vogla dhe konsumatorët e amvisërisë janë të kyçura në rrjetin e energjisë në të njëjtin nivel, pra kostoja e furnizimit të tyre me energji ka qenë e njëjtë. Ulje të çmimit të energjisë nuk do të ketë edhe për konsumatorët e amvisërisë, kështu zbutet dallimi i çmimit të energjisë për këto dy kategori.

Telegrafi,  25.02.2016