Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Diskutimi rreth energjisë për shtresat në nevojë

Gjatë shqyrtimit të pr.ligjit “ Për ndihmën dhe shërbimet shoqërorë”, Ekonomia ka pasur diskutimeve mes anëtarëve të saj.

Ish ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi se shtresa në nevojë nuk kanë përkrahjen që duhet të kenë të qeverisë shqiptare dhe se kjo e fundit, për këtë nisme, do t’i duhet të krijojë një fond prej thuajse 500 mln lekë për këtë grup.

Deputeti Erjon Bogdani ka arsyetuar se sipas nismës, shtresat në nevojë deri 150 kw nuk do të paguajnë energjinë elektrike.

Ky pr.ligj i sjellë me nismën e opozitës ka hasur kundërshtime nga deputetët maxhoritarë. Relatori i çështjes në Kuvend Andrea Marto ka deklaruar se për një vendim të tillë që prek buxhetin e shtetit, duhet të merret vendim i Këshillit të Ministrave.

Duke theksuar se kjo nismë do të hapte diskutimin edhe për shtresa të tjera vulnerabël apo edhe për ndihmë në pagesën e ujit etj., deputetet maxhoritarë deklaruan se ky ligj duhet të diskutohet në një Komision më të posaçëm si ai i Punës dhe Çështjeve Sociale.

Sipas pr.ligjit, qëllimi është përcaktimi i një mase të caktuar kilovatesh energjie elektrike, e cila do t’i jepet falas të gjitha familjeve apo individëve që klasifikohen si familje apo individë në nevojë dhe që përmbushin kriteret për të perfituar ndihmën ekonomike. sipas relacionit, Ky projektligj mbart efekte financiare totale në masen I, 12 miliard leke, bazuar në llogaritjen e rreth 82 mijë familjeve në nevojë që përfitojnë aktualisht ndihmë ekonomike.

Diskutimi i këtij pr.ligji u shty për nesër në Komisionin e Punës dhe Çështjeve Sociale.

Revista Monitor,  16.02.2016