Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksperiencë holandeze për infrastrukturën e gazit

Një delegacion i Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë kryesuar nga zv.ministri z. Ilir Bejtja po zhvillon një vizitë në Hollandë gjatë të cilës ka zhvilluar takime me drejtuesit e kompanisë së njohur të infrastrukturës së transportit të gazit “Gasunie”. Zv.ministri Bejtja, Drejtori i Përgjithshëm i Gasunie z. Han Fennema dhe përfaqësues të Ministrisë së Jashtme të Hollandës ishin pjesë e ceremonisë së firmosjes së memorandumit të bashkëpunimit. Përmes këtij dokumenti, palët bien dakord për shkëmbime të njohurive dhe ekspertizës për të zhvilluar tregun e gazit në Shqipëri. Ndër të tjera, Gasunie do të këshillojë mbi implementimin e rregulloreve/ legjislacionit europian dhe themelimin/ngritjen e një manaxhuesi të pavarur të rrjetit. Gasunie është kompania holandeze e infrastrukturës dhe transportit të gazit në Hollandë dhe Gjermani. Gasunie zotëron të gjithë rrjetin e transmetimit të gazit në Hollandë me gjatësi prej 12 mijë kilometrash dhe gjithashtu 3100 kilometra rrjet në territorin e Gjermanisë.

energjia.al  16.02.2016