Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kina përfshihet nga ethet e arit

Importi i arit në Kinë është rritur me 700 për qind që nga viti 2010. Kina mbetet konsumatori më i madh në botë i metalit të çmuar, thuhet në një raport të publikuar së fundmi në Hong Kong.

Në vitin 2015, Kina ka importuar të paktën 1 mijë tonë ar, ndërsa pesë vjet më parë, importi vjetor qëndronte në nivelin e 100 tonëve.

Sa i përket vitit që lamë pas, vendi i dytë për importin e arit i takon Indisë, me 849 tonë.

Vitin që shkoi, kërkesa për monedhat e arit në Kinë u rrit me 25 për qind në tremujorin e fundit. Kjo shkaktoi zhvlerësimin e monedhës vendase, juan.

Banka Qendrore e Kinës i ka favorizuar depozitat në ar, me qëllim që të shmangen depozitat në dollarë amerikanë, shkruan RT.

Vitin e kaluar, qeveria kineze njoftoi një rritje me 60 për qind të rezervës që arit në krahasim me vitin 2009.

Telegrafi,  14.02.2016