Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedonia shpenzon tre herë më shumë për gazifikimin

Maqedonasit për ndërtimin e gazsjellësit nga Kleçovci deri në Negotinë tashmë paguajnë 76 milionë dollarë, ndonëse në studimin e fizibilitit të porositur nga Qeveria është përcaktuar se ky gazësjellës duhet të kushtojë 21 milionë euro.

Nga Ministria e Transportit kanë konfirmuar se e kanë porositur dhe marrë studimin, por nuk japin hollësi mbi të, duke arsyetuar se dokumentacionin ia kanë dorëzuar institucionit kompetent për ndërtimin e aksit, respektivisht Burimeve Energjetike Maqedonase.

Nikolla Gruevski, Lideri i VMRO-DPMNE-së refuzon të përgjigjet përse Maqedonia ndërton gazsjellës trefish më të shtrenjtë në Kleçovcë ndërsa drejton shkur kur thotë drejtohuni në Qeveri.

Revista Monitor,  10.02.2016