Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shpërthimet e gazit, rekomandohen detektorët

“Shërbimi zjarrëfikës rekomandon qytetarët të përdorin dedektor për gazin në rast se përdorin bombola në shtëpitë e tyre per gatim ose ngrohje.

Kjo pajisje nuk ka kosto të lartë, gjendet lehtë në treg dhe sinjalizon në kohë nëse ka rrjedhje të gazit. Drejtori i Shërbimit Zjarrëfikës gjithashtu shprehet se Tirana me ndarjen e re administrative dhe me popullimin e fundit ka nevojë pë të paktën 2 stacione të reja për ti ardhur në ndihmë qytetarëve.

Tirane- Ngjarjet e ditëve të fundit, ku 2 rastet e shpërthimit të gazit shënuan një bilanc me viktima e mbi 30 të lënduar ka shtuar vëmendjen e institucioneve që krahas marrjes së masave të bëjnë dhe rekomandimet për qytetarët.

Shërbimi zjarrëfikës sugjeron përdorimin e dedektorëve të gazit të cilët kushtojne 10 euro copa dhe gjenden në pikat ku tregëtohen materiale ndërtimi.

Dedektorët sinjalizojnë nëse ka rrjedhje gazi, apo problem me tubacionet duke i ndihmuar qytetarët të reagojnë në kohë.

Shkëlqim Goxhaj, drejtori i shërbimit zjarrëfikës:

Për pajsjen e pallateve me infrastukturën e nevojshëm kundër zjarrit, Drejtori i Shërbimit Zjarrëfikës, Shkëlqim Goxhaj thotë se Tirana paraqet problematike dhe nuk janë respektuar gjithmonë kritere të tilla.

Kryeqyteti me ndarjen e re territoriale ka nevoj të paktën për 2 stacione të reja zjarrëfikëse.

Nga 1 janari ky shërbim ka kaluar në administrimin e bashkisë dhe nevojat për të përballuar rastet e emergjencës janë për rritje të numrit të personelit dhe numit të automjeteve.

Ora News,  05.02.2016