Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Polonia ndërton gazsjellës në Norvegji

Me ndërtimin e gazsjellësit të ri kompania shtetërore petrokimike e Polonisë planifikon të ulë varësinë nga gazi rus.

Polonia planifikon që të ndërtojë gazsjellës në Norvegji për të rritur importin e gazit nga ky vend skandinav dhe në këtë mënyrë të ulë varësinë e gazit rus.

Kompania shtetërore petrokimike e Polonisë (PGNiG), e cila për një kohë të gjatë tenton që me “Gaspromin” të dakordojë zvogëlimin e çmimit, konfirmoi se do të ndërtojë gazsjellës deri në Norvegji me qëllim që deri në vitin 2020 nga ky vend të importojë disa miliarda kub metra gaz.

Me ndërtimin e gazsjellësit të ri kompania shtetërore petrokimike e Polonisë planifikon të ulë varësinë nga gazi rus duke marrë parasysh faktin se dy të tretat e nevojave të Polonisë me gaz kjo kompani i mbulon nga Rusia.

Agjensia e lajmeve ekonomia, 31.01.2016