Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS: Nuk do ketë rritje të çmimit

Me uljen e temperaturave, shtohet konsumi i energjisë elektrike, gjë që rezulton me ngritjen e çmimit të faturave te konsumatorëve. E kjo nuk ka kaluar pa ankesa nga ana e qytetarëve, të cilët vazhdojnë të ngrohen me energji elektrike.

Por KEDS thotë se shkak për ngritjen e çmimit të faturave, janë tarifat dimërore të cilat janë 40 për qind më të shtrenjta, krahasuar me tarifat verore, si dhe shpenzimi shumë më i madh i energjisë nga ana e konsumatorëve gjatë kësaj sezone.

Ilirjana Hajdari, menaxhere për konsumatorë të veçantë në KEDS thotë për KosovaPress se shkak për fatura me çmime më të larta, mbetet konsumi i lartë i energjisë elektrike gjatë dimrit, kur edhe tarifat janë me të larta krahasuar me tarifat e verës.

Por jo të gjithë konsumatorët sipas saj detyrohen të paguajnë fatura me një çmim të lartë, pasi që KEDS ka sistemin tarifor, i cili ka çmime të veçanta, varësisht prej KW të harxhuar.

Konsumatorët të cilët kursejnë energjinë, paguajnë më pak, krahasuar me konsumatorët që shpenzojnë më shumë e të cilët i kalojnë më shumë se 600 kë të shpenzuar, ku çmimi është dukshëm më i lartë.

Ajo thotë se numri i ankesave të konsumatorëve për çmimet e larta të faturave ka qenë më i vogël, krahasuar me vitet e kaluara.