Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tubacioni Brua, gazsjellës i Evropës qendrore

Tubacioni Brua, i cili do të lidhë rrjetet e gazit natyror të Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë dhe Austrisë, është një kontribut i madh rumun për rritjen e sigurisë së furnizimeve të gazit natyror të BE-së, duke diversifikuar burimet për Evropën Qendrore, thotë Ministria rumune e Energjisë.

Komitetit për Lehtësimin e Lidhjes Energjetike Evropiane në Komisionin Evropian vërtetoi ndarjen e 179 milionë eurove për punimet që do të kryhen nga kompania rumune Transgaz në sistemin nacional të transportit të gazit natyror në funksion të zhvillimit të tubacionit BRUA.

Komisioni tha se ndër-lidhësi BRUA është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e tregut të gazit natyror të BE-së, në aspektin se do të mundësojë që gazi natyror të arrijë Evropën qendrore nga rajoni i Kaspikut dhe burime të tjera.

Për periudhën 2014-2020, Komisioni ka caktuar 5.3 miliardë euro për infrastrukturën energjetike trans-evropiane, raporton RRI.

Revista Monitor, 22.01.2016