Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rënia e frangës dëmton karburantet zviceranë

Në fakt për vite me radhë, Zvicra ka shërbyer si një destinacion atraktiv për turistët që vijnë me qëllim për karburant. Shumë shoferë nga Austria dhe Gjermania kanë ardhur rregullisht përtej kufirit për tu mbushur me karburant në Zvicër. Ata kursenin paratë e tyre – dhe karburantët zvicerane nga ana tjetër kanë rritur fitimet.

Por pas forcimit të frangës situata është ‘përmbysur’. Tashmë ka githmonë e më shumë zviceranë që po vizitojnë benzinatat gjermane.

Këtë e konfirmojnë shumë kompani duke referuar se në rajonin kufitar gjendja paraqitet dramatike me shembuj të tillë se një pompë benzene ka shënur humbje deri në 60 për qind.

Sikundër referfojnë ekspertët në Zvicër janë deri në 1500 pompa karburantesh të cilat rrezikojnë mbylljen.

Ndërsa marrim parasysh se cmimi i benzinës në qytetin kufitar St. Margrethen SG është 1.24 franga, ndërsa pak kilometra pas kufirit austriak është 1.04 euro, kursimet janë vërtet të mëdha dhe edhe me normën aktuale të këmbimit shoferët zviceranë mund të shpëtojnë të paktën 10 cent për litër. Për një litër naftë, krahasimi është edhe më i madh. Ndërsa në Zvicër, një litër naftë blihet me 1.35 franga zvicerane, në Austri ajo kushton vetëm 95 cent, një diferencë kjo prej 30 cent.

Revista Monitor,  19.01.2016