Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Arrestohet në flagrancë një punonjës i Bankers

Finalizohet në Policinë e Fierit operacioni “Gracka”, ku është arrestuar në flagrancë, Lefter Mërtiri, banues në Fier, me detyrë mekanik në Kompaninë “Bankers Petrolium”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Sheqishtë, Fier, u kap në flagrancë duke vjedhur 200 litra vaj hidrauliku me mjetin e tij kamionçinë tip ‘HINO”, me targë AA 832 HE, për ta shitur në tregun e zi me qëllim fitimi.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjeti dhe sasia e vajit hidraulik. Materialet i kaluan Prokurorisë Fier për veprën penale “Vjedhje e kryer, duke shpërdoruar detyrën”.

Top Channel,  07.01.2016