Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bie njësia B1 e TEC ‘Kosova B’

KEDS njofton se mbrëmë rreth orës 22:00 ka rënë nga sistemi njësia B1 e Termocentralit Kosova B që menaxhohet nga KEK-u. Rënia e papritur e këtij blloku ka krijuar mungesë të menjëhershme të 260 megavatë/orë energji elektrike.

Kjo ka rënduar furnizimin me energji elektrike, kur dihet se kjo njësi përbën rreth 35 për qind të prodhimit aktual.

Në këtë rast duhet të rikujtojmë konsumatorët se importi i menjëhershme në rast të devijimit nga plani i furnizimit nuk i takon dhe nuk është përgjegjësi e KEDS-it, por e Operatorit të Tregut (KOSTT).

KEDS fillimisht ka nisur të importojë menjëherë 70 megavatë/orë energji elektrike, por kjo sasi është e pamjaftueshme të mbulojë tërë kërkesën. Ndërkohë KEDS ka nisur procedurat e importit shtesë, dhe me gjithë vështirësitë e shkaktuara nga moti i keq ka arritur të sigurojë importin shtesë që stabilizon furnizimin me energji.

Megjithatë të gjitha kompanitë e hallkës së sistemit energjetik të Kosovës janë të mobilizuara që situata të tilla të tejkalohen sa më lehtë dhe sa më shpejtë.

Në të njëjtën kohë KEDS falënderon të gjithë konsumatorët për mirëkuptimin e tyre nga mungesa e furnizimit me energji, e shkaktuar nga rënia e papritur e bllokut B1.

Telegrafi, 06.01.2015