Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta, çmimi më i lirë që prej 11 vitesh

Nafta akoma s’ka prekur pikën më të ulët. Ditën e sotme, çmimi ka pësuar uljen më të madhe në 11 vitet e fundit, një fuçi tregtohet për vetëm 34.37 dollarë.

Çmimet e naftës së papërpunuar evropiane Brent ranë sot në nivele, që për herë të fundit janë arritur në vitin 2004, shumë më poshtë se në vitin e krizës botërore 2008.

Ekspertët pohojnë se kjo ka ardhur më tepër si pasojë e shqetësimeve të reja rreth mbi-ofertës së naftës.

Disa prej tyre ia atribuojnë rënien një arsye të vetme: tregu është i tejngopur me naftë. OPEC po nxjerr në shitje naftë të lirë, pohojnë mediat, si mënyrë për të nxitur blerjen.

Ekspertët pohojnë edhe se kjo rënie çmimi erdhi pas vendimit të javës së shkuar të Rezervës Federale Amerikane që rriti interesat për herë të parë pas 9 viteve, raporton Telegraph. Interesa më të larta kanë shkaktuar forcimin e dollarit amerikan si monedhë.

Revista Monitor, 22.12.2015