Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

“Kosova e Re” forcon themelet e pavarësisë

Ka disa vjet që Qeveria Amerikane ka mbështetur ndërtimin termocentralit të ri si një zgjidhje afatgjate për furnizim të qëndrueshëm energjetik të Kosovës.

Përmendja e investimeve në fushën e energjisë dhe projekti “Kosova e Re” nga sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry në aeroportin e Prishtinës tregon për rëndësinë që Washingtoni i ka kushtuar mbështetjes së pavarësimit të Kosovës edhe në këtë fushë kyçe për nevojat e vendit dhe investimet e jashtme.

Ka disa vjet që Qeveria Amerikane ka mbështetur ndërtimin termocentralit të ri si një zgjidhje afatgjate për furnizim të qëndrueshëm energjetik të Kosovës, siç na tha një zyrtar, ‘që do të jetë një gurthemel tjetër që forcon pavarësinë e vendit’.

Ndërtimin e termocentralit të ri e ka mbështetur tani dhe tri vjet më parë edhe Banka Botërore.

Kosova e Re, sipas vlerësimeve në Washington, ‘do të plotësojë të gjitha standardet dhe kriteret mbi emisionet dhe gazrat si dhe politikat e mjedisit të Bashkimit Evropian.’ Duke qenë se kanë investuar në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor politikisht, ushtarakisht dhe ekonomikisht për më shumë se njëzet vjet, SHBA dëshirojnë të paraqesin rajonin si një histori suksesi. Së këndejmi, Kosova e Re është një projekt që përmbush nevojën për shumëllojshmërinë e energjisë në Ballkan dhe në Evropë si një fitore dhe një digë kundrejt përpjekjeve monopolizuese të Rusisë dhe kërcënimeve ndaj sigurisë rajonale. Aktualisht në rajon janë në ndërtim edhe dy termocentrale të reja, një në Bosnjë dhe një në Serbi.

Kompania gjigante operuese e energjisë elektrike nga New York-u, ContourGlobal planifikon të fillojë ndërtimin e Kosovës së Re gjatë 18 muajve të ardhshëm, një projekt që do të krijojë mijëra vende të reja pune.

RTK,  22.12.2015