Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

“Kosova e Re” do punësojë 10.000 persona

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi,  përmes një statusi në Facebook, ka komentuar në lidhje me raportin e liberalizmit të vizave si dhe për projektin e ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re”.

Lexojeni të plotë postimin e Thaçit:

“Sot Kosova kishte dy lajme të mira: Raportin pozitiv për liberalizimin e vizave, i cili i hap rrugë heqjes së izolimit shumëvjeçar të Kosovës në muajt në vijim, dhe nënshkrimin e njërit prej projekteve më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik, ndërtimin e TC “Kosova e Re”. Përveç një ndikimi të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik me projektin TC “Kosova e Re”, ne po krijojmë edhe një ambient të favorshëm për tërheqjen e investimeve të tjera të drejtpërdrejta. Investitorët e rinj më nuk do ta kenë barrë problemin kryesor të zhvillimit të biznesit, furnizimin me energji elektrike.

TC “Kosova e Re” është investimi më i madh i huaj në Kosovë, i cili në fazën e ndërtimit do të punësojë rreth 10 mijë persona. Ndërsa, pas futjes në linjë të gjenerimit, në këtë termocentral do të kemi edhe rreth 550 vende të përhershme të punës për qytetarët e Kosovës. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Telegrafi,  19.12.2015