Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP çertifikohet si operator i pavarur

Tashmë është zyrtarizuar që gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline do të veprojë si operator i pavarur për transmetimin e gazit natyror në Shqipëri. Vendimii dhënë nga Enti Rregullator i Energjisë tashmë ka hyrë në fuqi. TAP e pati dorëzuar zyrtarisht kërkesën pranë ERE-së në datën 1 korrik të këtij viti.

TAP-i është një zgjidhje për transportimin e gazit dhe nuk është përfshirë në procesin e shitjes së gazit. Prandaj, të gjitha palët e interesuara në sigurimin e gazit duhet të kontaktojnë direkt dhe të angazhohen me furnizuesit e gazit natyror në TAP, ose transportuesit e gazit natyror nëpërmjet TAP-it.

Sikundër thonë edhe drejtuesit e këtij projekti për sa i përket subjekteve të interesuara në transportimin e gazit nëpërmjet TAP-it, gazi i pasanksionuar mund të transportohet nëpërmjet projektit. Që nga fillimi i punimeve, TAP-i do të kryejë ankande për kapacitetin afatshkurtër në linjë me rregullat e BE-së për alokimin dhe do të kryejë Testime Tregu të rregullta, sipas të cilave mund të kërkohet shtimi i kapaciteteve.

Revista Monitor, 17.12.2015