Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Snam bëhet aksionere e TAP

Kompania italiane Snam S.p.A ka përmbushur blerjen e 20 % të interesave të aksionerëve norvegjezë që hoqën dorë, Statoil, në projektin e gazsjellësit Trans Adriatik (TAP).

Si rezultat i kësaj, tashmë aksionerët e rinj janë të ndarë në: BP (20%), SOCAR (20%), Snam (20%),Fluxys (19%), Enagas (16%) dhe Axpo (5%).

“Të pasurit të kompanisë Snam në këtë projekt do të vijojë të zhvillojë më tej pozicionin strategjik të TAP, si një projekt i mirëfilltë europian, që do të transportojë gaz në këtë treg të ri europian”- ka deklaruar Ian Bradshaw, Drejtor Menaxhues i TAP.

TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha azere e Shah Deniz II në Europë. Rreth 870 km i gjatë, gazsjellësi do të lidhet me TANAP në kufirin greko-turk, do të përshkrojë Greqinë dhe Shqipërinë, si dhe do të kalojë në Detin Adriatik gjer në Italinë Jugore.

Revista Monitor, 18.12.2015