Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Emërohet shefi ekzekutiv i KOSTT

Emërohet Kryeshefi Ekzekutiv i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT sh.a

Pas një procesi transparent dhe konkurrues në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, Bordi i Drejtorëve të KOSTT sh.a në mënyrë unanime ka vendosur që të emëroj Kryeshef Ekzekutiv të KOSTT sh.a Mustafë Hasani.

Mustafë Hasani me profesion Magjistër i Shkencave të Administrimit të Biznesit mban përvojë shumë vjeçare në pozita të larta menaxheriale si Drejtor Gjeneral në Administratën Tatimore të Kosovës, Kryeshef Ekzekutiv i Agjensionit për Promovimin e Investimeve, Drejtor i Bordit të Trafikut Urban, angazhime në projekte të ndryshme të Komisionit Evropian dhe së fundi drejtor i Departmentit Qendror për Partneritet Publiko-Privat në Ministrinë e Financave.

Hasani gjithashtu është ligjerues i lëndëve ekonomike në kolegje private në Kosovë.

Mustafë Hasani sot ka pranuar detyrën e Kryeshefit Ekzekutiv të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT sh.a.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  16.12.2015