Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Korridori jugor i gazit, projekt ambicioz

Korridori Jugor i gazit është një ndër projektet më ambicioz në ndërtim. Kështu ka deklaruar Maros Sefcovic, zv. presidenti i Komisionit Europian për Energji, në një intervistë për EurActiv.

Ai theksoi se ambicia e Azerbajxhanit është që të furnizojë me gaz Turqinë dhe Europën, kontratat e projekteve të secilit kanë nisur ndërkohë.

“Projektet po ecin shumë mirë, po mendohet që të bëhet një takim I radhës nga fillimi I vitit. “- ka deklaruar z. Sefcovic.

Ai gjithashtu ka theksuar zërat që qarkullonin për datën finale të mbërritjes së gazit azer në Europë, ku ka siguruar që 2020 do të sjellë në dispozicion gazin për europianët.

Korridori jugor i gazit është projekti që garanton transportimin e gaz natyror nga fusha gjigante Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Evropë dhe që do të ndërrojë përfundimisht hartën e energjisë për rajonin.

Afërsisht 870 km tubacion do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek në Kipoi, i cili do të kalojë në Greqi e Shqipëri dhe përmes Detit Adriatik, do të kalojë në Italinë e Jugut.

Revista Monitor, 10.12.2015