Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Siguria energjetike, Shqipëria në konferencën e Pekinit

Në Pekin u mbajt takimi i 3-të Ndërkombëtar i ekspertëve organizuar nga Sekretariati i Kartës së Energjisë, Qeveria e Turkmenistanit dhe Administrata Kombëtare e Energjisë së Kinës.

Në takimin në të cilin merrnin pjesë 60 përfaqësues qeverish nga vende të ndryshme të botës, Shqipëria përfaqësohej nga një delegacion i kryesuar nga zv.ministri i Energjisë dhe Industrisë Z. Ilir Bejtja dhe dy prej drejtorëve të MEI-t, Z. Dritan Spahiu e Aurora Alimadhi.

Drejtori i Sekretariatit të Kartës së Energjisë Z. Steivan Defilla mirëpriti të ftuarit dhe më pas mbajtën nga një fjalë rasti zv.ministri i Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë Z.Ilir Bejtja dhe Drejtori i Përgjithshëm i Departamentit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Administratën Kombëtare të Energjisë në Kinë.

Në këtë takim u diskutua kryesisht për çështjet e sigurisë së furnizimit me energji elektrike dhe roli i tranzitit të energjisë në këtë drejtim përfshirë rastin e gazit natyror, naftës dhe energjisë elektrike. Ekspertët nga vendet e ndryshme adresuan çështje që lidhen me gazsjellësin TAP, aksesin në infrastrukturë, mekanizmat e alokimit të kapaciteteve, ndërtimin dhe zgjerimin e infrastrukturës, ashtu sikurse tarifat dhe pagesat.

energjia.al 05.12.2015