Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Greqia takim me azerët e SOCAR

Greqia inkurajon dhe është një mbështetëse aktive e procesit të tërheqjes së investimeve të huaja, veçanërisht në kuadër të zbatimit të projektit gjigant si Korridori Jugor i Gazit.

Kjo deklaratë është bërë nga zëvendësministri grek për Marrëdhënie Ekonomike Ndërkombëtare, DimitrisMardas në një takim me delegacionet e kompanisë azere të energjisë SOCAR dhe BP, shkruajnë mediat greke.

Gjatë takimit, u raportua mbi zbatimin e projektit të Korridorit Jugor të Gazit dhe ndërtimin e gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP) mes përfaqësuesve të BP dhe SOCAR.

Përfaqësuesit e SOCAR gjithashtu konfirmuan interesin e tyre në një marrëveshje të aksionarëve për DESFA, operatorin e rrjetit të shpërndarjes së gazit të Greqisë.

Mardas tha se qeveria e Greqisë ka për qëllim të inkurajojë dhe mbështesë aktivisht tërheqjen e investimeve të huaja në vend dhe theksoi rëndësinë e Korridorit Jugor të Gazit për sigurinë e energjisë në Evropë.

Projekti i Korridorit Jugor të Gazit parashikon transportimin e gazit të nxjerrë ngafushaShahDeniz në Detin Kaspik. Faza 2 e gazit do të bëjë një udhëtim prej 3500 kilometra nga Deti Kaspik në Evropë. Kjo kërkon përmirësimin e infrastrukturës ekzistuese dhe zhvillimin e një zinxhiri të tubacioneve të reja.

Tubacionit ekzistues do të zgjerohet me një tubacioni të ri paralel nëpër Azerbajxhan dhe Gjeorgji, ndërsa tubacioni Trans-anatolian do të transportojë gazin e Shah Deniz në të gjithë Turqinë për të përmbushur projektin e Gazsjellësit Trans-Adriatik, i cili do të marrë gaz përmes Greqisë dhe Shqipërisë për në Itali.

Furnizimet e para me gaz nëpërmjet korridorit në Gjeorgji dhe Turqi synohen të vijnënë fund të vitit 2018, ndërsa në Evropë priten pak më shumë se një viti nga faza e parë.

Revista Monitor,  20.11.2015