Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Arrihet marrëveshja për TC “Kosova e Re”

Banka Botërore është pajtuar me marrëveshjen e arritur në mes të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe kompanisë Contour Global për ndërtimin e termocentralit.

Arritja e marrëveshjes është bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Pas një angazhimi shumë të madh dhe vizitës së fundit të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci në SHBA, së bashku me ekipet e MZHE-së, Bankës Botërore dhe kompanisë Contour Global, u arrit marrëveshja rreth pikave që ishin objekt i negociatave”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga MZHE-ja.

Arritja e marrëveshjes i hap rrugë nënshkrimit të marrëveshjes me të cilën kompanisë amerikane do t’i jepet statusi i ofertuesit të preferuar.

“Gjatë ditëve në vazhdim do të formalizohen procedurat që mundësojnë nënshkrimin e marrëveshjes me kompaninë Contour Global për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese – TC Kosova e Re”, thuhet tutje në komunikatë.

Telegrafi,  10.11.2015