Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Diskutimi për Materplanin e gazit

Ministria e Energjisë dhe Industrisë organizoi takimin e rradhës në kuadër të punës për hartimin e Masterplanit të Gazit në Shqipëri. Diskutimi u fokusua në vlerësimin e Kërkesës dhe Ofertës për gazin

natyror, analizuar edhe me burimet e tjera në dispozicion për Shqipërinë. Ndërkaq, gjatë përgatitjes dhe nxjerrjes së vlerave, ato u krahasuan me vendet fqinje të rajonit. Parametrat e përdorur bazoheshin në trendin e rritjes së popullsisë dhe rritjen e GDP sipas parashikimeve të organizmave ndërkombëtare.

Në tryezë morën pjesë përfaqësues nga WBIF, EBRD, Enti Rregulaltor i Energjisë, SOCAR, TAP AG, Albpetrol, Shell/Petromanas, Transatlantic, Eagle LNG, KESH, AKBN etj.

Materiali u prezantua nga ekspertet e WBIF (Western Balkans Investment Frameëork) duke u përqendruar në analizën e kërkesë-ofertës për gaz sipas tipologjisë së konsumatorëve si edhe duke analizuar trendin e kërkesë-ofertës deri në vitin 2040. Në këtë analizë janë marrë në konsideratë edhe dy projektet e rëndësishme të cilësuar si korridore të furnizimit me gaz, përkatësisht projektet Trans Adriatik Pipeline dhe Ionian Adriatik Pipeline.

Nga bashkëbiseduesit u analizuan gjithë alternativat e mundshme të furnizimit me gaz duke marrë për bazë si terminalet LNG jashtë vendit dhe duke përfshirë edhe projektin TAP. Një fokus i veçantë u dha gjithashtu dhe për vlerësimin e prodhimit të gazit natyror në vend, duke analizuar vendburimet ekzistuese por dhe ato të mundshme. Këto alternativa u analizuan për qëllime të analizës së kostos së çmimeve të furnizimit me gaz, ku alternativat e projekteve TAP dhe IAP rezultojnë me interes.

Takimi i rradhës do të mbahet në 2 Dhjetor në Tiranë, ku do të vazhdohet me diskutimet rreth Masterplanit të Gazit lidhur me çështjet institucionale dhe ato të tregut.

energjia.al  04.11.2015