Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kontrolli, gjobiten karburantet abuzues

Vazhdon gjobitja e karburanteve nga inspektorati Qendror Teknik. Për muajin shtator janë vendosur gjoba për 22 pika karburanti, ku pjesa më e madhe kanë mungesa në dokumentacion. “Nga inspektimet e bëra nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial për periudhën Shtator 2015 janë gjobitur 22 subjekte, nga të cilat 20 për mungesë dokumentacioni dhe 2 për tregtim të karburanteve dhe nënprodukteve jashtë standardit”,- thuhet në një njoftim të Inspektoratit Qendror Teknik.

Ndaj 19 karburanteve është vendosur gjobë nga 100 mijë deri në 1 milionë lekë të reja. Ndërsa ndaj 3 pikave IQT ka marrë masën e bllokimit përfundimtar. Tri karburantet që janë bllokuar janë në Vlorë, Tiranë dhe Lezhë. Vendndodhja e karburanteve të gjobitur është në qytetet e Fierit, Lezhës, Lushnjë, Durrës, Vlorë, Shkodër Tepelenë dhe Tiranë.

 GJOBAT

IQT prej më shumë se një viti ka ndërmarrë aksionin për kontrollin e të gjitha pikave të karburanteve në vend.

Deri tani janë më shumë se 600 pika që tregtojnë naftë, benzinë dhe gaz të cilat kanë marrë gjobë që lidhet me cilësinë, përmbajtjen tej normave të squfurit dhe mungesën e dokumentacionit. Në muajin gusht u gjobitën 98 pika karburanti. Por ajo që vihet re është se vetëm një numër i vogël karburantesh janë gjobitur për abuzim me sasinë e naftës, ndërkohë që janë të shumtë shoferët që ankohen se në serbator nuk u hidhet sasia e karburantit që paguajnë.

AKSIONI

Ndërkohë Inspektorati Qendror Teknik thotë se aksioni për kontrollin e të gjitha pikave që tregtojnë naftë, benzinë dhe gaz do të vazhdojnë.
Aktualisht IQT ka vendosur dhjetëra gjoba për karburante, ku janë paralajmëruara për mbyllje të aktivitetit. Aksioni për kontroll ka vazhduar edhe gjatë muajit tetor, ku janë marrë masa administrative ndaj dhjetëra karburanteve.

Shqipyarja.com  03.11.2015