Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP lidh kontratë për tubat e linjës dhe bërrylat

Trans Adriatic Pipeline AG (TAP) ka lidhur një kontratë me Salzgitter Mannesmann International GmbH për rreth 270 km tuba linje për pjesën tokësore me diametër 48 inç, si dhe për bërrylat që i nevojiten TAP-it për përdorim në pjesën tokësore (48 inç) dhe atë detare (36 inç). Salzgitter Mannesmann International do të ofrojë tubat e linjës dhe bërrylat prej 48 inç për pjesën tokësore në seksionet e TAP-it në Shqipëri, Greqi dhe Itali, dhe bërrylat me diametër 36 inç për seksionin detar që kalon përmes Adriatikut. Lidhja e kësaj kontrate përfshin rreth 170,000 ton tuba linje.

Lidhja e kontratave për tubat e linjës për pjesën detare prej 36 inç dhe pjesa e mbetur e tubave të linjës për pjesë tokësore prej 48 inç do të jenë pjesë e lajmërimeve të veçanta në të ardhmen e afërt.

Ian Bradshaw, Drejtor Menaxhues i TAP, tha: “Dëshiroj të përgëzoj Salzgitter Mannesmann International për ofertën e suksesshme dhe dëshiroj gjithashtu të falënderoj të gjitha kompanitë që morën pjesë në këtë tender. TAP-i ka përdorur një proces rigoroz përzgjedhjeje gjatë këtij raundi të lidhjes së kontratave dhe do të vijojë të veprojë në të njëjtën mënyrë, duke i përzgjedhur kompanitë bazuar në kompetencat e tyre teknike, standardet e shëndetit dhe sigurisë si dhe një sërë kriteresh të tjera përzgjedhjeje që janë në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.”

“TAP-i planifikon të lidhë edhe disa kontrata të tjera madhore deri në fund të këtij viti. Kjo do të mundësojë fillimin e ndërtimit të tubacionit në Greqi, Shqipëri dhe Itali sipas planit në vitin 2016,” shtoi Bradshaw.

Salzgitter Mannesmann International GmbH është pjesë e Salzgitter AG Group, themeluar në vitin 1859 dhe renditet si një nga grupet kryesore për çelikun dhe teknologjinë në Evropë me shitje të jashtme prej 9 miliard Euro në vitin 2014, me kapacitet çeliku të papërpunuar prej rreth 9 milion ton dhe forcë punëtore prej më shumë se 25,000 punonjës.

Këtë viti TAP-i ka lidhur disa kontrata: ndërtimi dhe përmirësimi i rrugëve dhe urave ndihmëse  në Shqipëri (prill 2015), valvulat sferike me diametër të madh dhe aktivizuesit (korrik 2015), turbo kompresorët  (shtator 2015) dhe fashaturat lidhëse, bërrylave izolues dhe pritësve të sondave pastruese (tetor 2015).

energjia.al  30.10.2015