Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kolaudimi i matësve, prokuroria nis hetimet

Ish-Administratori i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Arben Seferaj kallëzohet në prokurori.

Këtë radhë, jo nga Kontrolli i Lartë i Shtetit por nga shtetasi Veligjar Begaj si përfaqësues i kompanisë C.S.C. që ishte kontraktuar për kolaudimin e matësve të energjisë elektrike.
Kallëzuesi thotë se CEZ-shpërndarja me në krye ish-administratorin Seferaj nuk i ka paguar faturat e punës për gjatë vitit 2012 që kapin vlerën e rreth 256 milion lekë të reja.
Këto fatura, sipas kallëzuesit janë për punën që kompania e Begajt ka kryer për llogari të CEZ-it për kolaudimet e matësve të energjisë për disa muaj. Në materialet që kallëzuesi ka dorëzuar në prokurori, mësohet Begaj ka përshkruar me detaje të gjithë rrugën e ndjekur që nga krijimi i shoqërisë, fitimi i tenderit, punën e kryer e deri te heqja e liçencës për kolaudimin e matësve të energjisë. Ai pretendon se në fillim të 2012 ka marr liçencën për kryerjen e kolaudimit të matësve, punë për të cilën është kontraktuar nga kompania CEZ, raporton ABC.
 Pas disa muajve punë kallëzuesi thotë që CEZ-i ka paguar vetëm disa fatura, duke mos i paguar për faturat e 3 muajve të fundit para heqjes së licencës dhe ndërprerjes së kontratës nga CEZ-i. Në kallëzim, Begaj thotë se shuma që id etyrohet CEZ-i kap shifrën e 256 milion lekëve të reja, fatura këto që nuk i ka shlyer ish-administratori Seferaj.
Nga ana tjetër, mësohet se Venigjar Begaj është kallëzuar në prokurori nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për mos pagim të taksave. Sipas kallëzimit, thuhet se kompania C.S.C. e Venigjar Begajt nuk ka paguar detyrime tatimore në shumën rreth 42 milion lekë të reja. Shumë kjo që me kamat vonesa dhe mos pagimin deri në fillim të këtij viti kap shifrën e rreth 80 milion lekëve të reja.
Për mospagimin e këtyre taksave, mësohet se Venigjar Begaj ka pretenduar se ai është taksuar për parat që CEZ-i nuk i ka paguar që në fund të vitit 2012. Për këtë fakt, ai ka pretenduar para hetuesve se nuk mund të paguaj taksa për një shumë apo fatura që nuk janë shlyer nga shtetit.
Ndërkohë mësohet se Venigjar Begaj ka paditur kompanin CEZ për ndërpreje të një anshme të kontratës së kolaudimit të matësve të energjisë, për të cilët vazhdon proceset gjyqësore.
Gazeta Dita,  28.10.2015