Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ndryshimi klimatik nxit burimet e rinovueshme

Çmimet në rënie të naftës dhe qymyrit i bëjnë projektet në lëndët djegëse fosile më tërheqëse. Por, për shkak të mbështetjes së fuqishme të qeverive, industria e energjisë së rinovueshme, mbetet ende e rëndësishme.

Gjysma e termocentraleve qenë fokusuar në energjinë e rinovueshme gjatë vitit të kaluar. Në 5 vitet e ardhshme, rreth 2/3-at e totalit të impanteve të energjisë do të kalojnë në burime të rinovueshme; thotë kreu i agjencisë ndërkombëtare të energjisë, Fatih Birol. Ai theksoi se ndërsa burimet alternative të energjisë po konkurrojnë me çmimet e ulëta të qymyrit dhe naftës, politiket e reja po i japin rëndësi të veçantë burimeve të rinovueshme.

“Energjia e rinovueshme po fillon të zëvendësojë karburantin e zakonshëm. Kjo është nxitur kryesisht nga vendet e Organizatës Për Bashkëpunim dhe Zhvilim Ekonomik (OECD), por ne presim që në 5 vitet e ardhshme, një pjesë e madhe e burimeve të rinovueshme do të vijnë nga vendet në zhvillim, kryesisht nga Kina dhe India”, tha kreu i agjencisë.

Përpara samitit të Kombeve të Bashkuara në Paris mbi ndryshimin klimatik, qeveritë nëpër botë kanë premtuar të reduktojnë emertimet e karbonit. Në arritjen e kësaj, energjia e ripërtëritshme do të luaj një rol kryesor.

India ka premtuar të konvertojë 40% të energjisë elektrike në burime të rinovueshme e të tjera me përmbajtje të ulët karboni deri më vitin 2030. Kina do të jetë një lojtare tjetër e fortë. Teknologjia e rinovueshme e kinës, së bashku me energjinë e saj bërthamore, do të kthehen së shpejti në eksportet më të mëdha të vendit.

Scan TV, 26.10.2015