Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Greta Thunberg, takim privat me Merkel! I kërkon të veprojë

Aktivistja suedeze, Greta Thunberg, ka zhvilluar këtë të enjte një takim privat me kancelaren gjermane Angela Merkel. Takimi i saj me kancelaren, së bashku me një grup të rinjsh aktivistë për klimën, vjen në kuadër të peticionit për të kërkuar nga liderët e Bashkimit Europian që të ndalojnë investimet për eksplorimin dhe nxjerren e karburanteve fosile.

Deri më tani, ky peticion ka mbledhur 125 mijë firma, përfshirë edhe njerëz të famshëm, si aktori Leonardo DiCaprio, shkrimtarja Margaret Atwood, këngëtarja Billie Eilish apo regjizori, Richard Curtis. Thunberg ka kritikuar liderët europiane për mungesë veprimi politik.

Në përvjetorin e dytë të protestës së parë të saj në shkollë në Suedi, Thunberg u shpreh se bota mbetet në një gjendje refuzimi ndaj nivelit të emergjencës klimatike në të cilën ndodhet planeti.  Ajo akuzon politikanët se bëjnë vetëm fjalime të mëdha por dështojnë të veprojnë.

“Ne do t`i themi Merkel se duhet të përballet me emergjencën klimatike, sidomos tani që Gjermania mban preisdencën e Këshillit Euorpian. Europa ka përgjegjësinë për të vepruar”-nënvizoi ajo. Thunberg dhe aktivitstët e tjerë kërkojnë që europa të nënshkruajë disa buxhete kufizuese për emetimin e karbonit, të bazuar në shkencë.

Scan,  20.08.2020