Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS investon në Mitrovicë

Gjatë ditëve të fundit KEDS ka vendosur trafon e re dhe rrjetin përcjellës në Shipol të Mitrovicës. Përfitues direkt janë afro 100 familje, të cilat tashmë kanë shërbime kualitative dhe më të sigurta. Investimet vazhdojnë edhe në vendet tjera.

Bajram Islami, pensionist, mezi e ka pritur ardhjen e këtyre ditëve të tetorit në lagjen e tij. Kjo, pasi KEDS në pjesën më jugore të Shipolit të Mitrovicës për të dhe familjet tjera përreth, ka vendosur një trafo të re shtesë, e cila ka përmirësuar dukshëm shërbimin me energji elektrike, duke arritur brenda standardeve. Ai nuk e fsheh gëzimin e as entuziazmin.

“Zoti ju shpërbleftë! Na keni shpëtuar. Tash vërtet kemi energji”, thotë ai. Shtëpinë e kishte të mbushur me korrektorë, pasi familja dhe fqinjët e tij furnizoheshin nga një rrjet i vjetruar, përderisa trafon e kishin qindra metra larg. Këto stabilimente dhe gjendjen e tillë KEDS e kishte trashëguar nga koha kur Distribucioni ishte aset publik.

Tash, gjithçka ka ndryshuar, përderisa trafon dhe rrjetin e ri e kanë shumë afër. “Mos e pruftë Zoti, por nëse do të jetë e nevojshme edhe nga buka ime do t’i ndaj paratë e do ta paguaj rrymën”, thotë Islami.

Nga trafo e re kanë përfituar dhe po furnizohen afro 100 familje.

KEDS ka vendosur këtë trafo në Shipol si pjesë projekteve të përforcimit të rrjetit në vendbanimet me rënie të tensionit. Këto vendbanime ishin identifikuar në muajin mars të këtij viti, përderisa menjëherë kishin filluar investimet. Deri tash, kur kanë kaluar pak më tepër se 6 muaj, janë implementuar dhjetëra projekte dhe mijëra konsumatorë kanë shërbime shumë më kualitative dhe të sigurta, pra brenda standardeve. Investime po bëhen anekënd Kosovës, përderisa vetëm gjatë vitit 2015 janë kontraktuar punë që kapin vlerën e 22 milionë eurove investime.

Kjo është pjesë e zotimeve të KEDS-it që të investojë mbi 100 milionë euro në 5 vjetët e parë të operimit dhe 300 milionë euro në 15 vitet e ardhshme.

Telegrafi,  24.10.2015