Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fier, shpërthen bombola e gazit

Shpërthimi i një bombule gazi ka djegur një banesë në lagjen “Naftëtari” në Patos të Fierit.

Të gjithë orenditë e shtëpisë janë shkrumbuar nga flakët, por fatmirësisht nuk ka pasur lëndime në njerëz.

Zjarri ka përfshirë shtëpinë e Myfit Trokës në katin e parë të një pallati dhe në ato momente në banesë ndodhej edhe e zonja e shtëpisë e cila ka qenë duke gatuar drekën.

Vizion Plus,  13.10.2015