Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Konferenca rreth sigurisë së sistemeve të gazit

Shqipëria po hyn në një epokë gazifikimi me ndërtimin e Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP).

Siguria është e një rëndësie të veçantë dhe prioritet në sektorin e gazit, në shkallë globale. Ndërtimi i gazsjellësit në Shqipëri, përveçse kontribuon në mënyrë sinjifikative në ekonominë e vendit, gjithashtu do ta prezantojë Shqipërinë me standartet më të larta të sigurisë, të cilave TAP i përkushtohet. Për pasojë, do të shpërfaqë mundësinë e shkëlqyer për Shqipërinë që të përmirësojë standartet e përgjithshme të sigurisë, si një përgjegjësi kryesore ndaj qytetarëve dhe mjedisit, siç ishte dhe rasti i Greqisë në ndërtimin e sistemit të furnizimit me gaz me presion të mesëm dhe të lartë, njëzet e pesë vjet më parë.

Në këtë këndvështrim, zyra për çështjet ekonomike dhe tregtare në Ambasadën e Greqisë në Shqipëri, në bashkëpunim me Management Force Group, një këshilltar i specializuar për sigurinë, me një eksperiencë të gjatë e të vlefshme në sigurinë e gazit, mbajtën eventin e mëposhtëm, me ndihmesën e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë:

Workshopi i parë i Sigurisë së Gazsjellësave, Tiranë.

“Siguria: zgjedhje apo domosdoshmëri, qasja teknike, ekonomike dhe kulturore”

Eventi u mbajt në Tirana International Hotel, në datën 8 tetor 2015 në orën 09:00.

Për të folur për temën ishin të pranishëm personalitete të fushës, si: z.Leonidas Rokanas, ambasador i Greqisë në Shqipëri, z.Damian Gjiknuri, ministër i Energjisë dhe Industrisë, z.Dritan Spahiu, drejtor për politikat dhe zhvillimin e hidrokarbureve, z.Georgios D.Panopoulos, etj.

energjia.al  10.10.2015