Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Efiçenca e energjisë ndihmon bizneset

Duke ofruar siguri më të madhe të energjisë, efiçienca më e madhe e energjisë ndihmon bizneset konkurruese, përfshirë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ndonëse zvogëlon edhe faturat e energjisë për konsumatorët, si ndotjen e ajrit në vend. Kështu u tha gjatë prezantimit të raportit “Efiçienca e energjisë –Vepro tani! Për shtëpi më të ngrohta, vende të reja të punës, dhe ajër më të pastër”.

Kryeshefit ekzekutiv i ARTC-së, Kushtrim Kaloshi, gjatë publikimit të raportit theksoi se harmonizimi i legjislacionit në fushën e energjisë po edhe zbatimi i saj janë objektiva që ka Kosova për ti përmbushur. Sipas tij, efiçienca i kontribuon në reduktimin e energjisë dhe për gjendjen më të mirë mjedisore në Kosovë.

Kaloshi theksoi se duhet të ketë presion së bashku me shtet e rajonit për të harmonizuar legjislacionin dhe për të marrë veprime të përbashkëta. “Për të zbatuar politika energjetike në vend për edukim të publikut… është edhe çështja e efiçiencës në mënyrë që përforcimi i bashkëpunimit rajonal si një prej fushave më rëndësi të projektit dhe një lloj presioni të përbashkët mes shteteve të rajonit për të harmonizuar legjislacionin dhe për të marrë veprime të përbashkëta në avancimin e ligjeve dhe zbatimin e tyre si një prej kushteve që kemi përpara Bashkimit Evropian për integrime”, theksi Kolaoshi.

Kurse,kryeshefi i Agjencisë së Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Bedri Dragusha, në këtë prezantim ka folur për aktivitetet dhe legjislacionin e qeverisë për efiçiencë dhe për projektet që zhvillohen në kuadër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. Sipas tij, plani kombëtar i veprimit për efiçiencë të energjisë përfshinë periudhën 2010-2018.

“Edhe Kosova ka planet afatgjate. Plani kombëtar i veprimit për efiçiencë të energji së përfshinë periudhën 2010-2018 në kuadër të këtij plani afatgjatë të ndarë në tri periudha, nga tri vjet. Caku i kursimeve deri në vitin 2018 është 92 për qind. Ne kemi hartuar planin afat mesëm dhe planin e dytë afatmesëm”, theksoi Dragusha.
Kryeshefi i Agjencisë për Efiçiencë theksoi se sa i për këtë legjislacionit, Kosova momentalisht nuk është aq keq. Në legjislacion primar dhe sekondar ekziston ligji për efiçiencë të energjisë edhe pse tani për tani janë në fazën e amadamentimit të një ligji të ri duke e harmonizuar me direktivën e re 2012-27 EU. Ai theksoi se sa i për ketë legjislacioneve tjera që implikojnë në efiçiencën e energjisë është edhe direktiva për performancë e ndërtesave, meqë kjo është obligim i Ministrisë së Mjedisit.

Ndërsa, nga INDEP, Rinora Gojani, theksoi se me këtë rast se efiçienca e energjisë ka marrë shumë renda si përveç politike edhe ekonomike në vendet Bashkimit Evropian dhe më gjerë, sipas saj, këtu nuk bënë me u përjashtuar as Kosova. Mirëpo, sipas saj, akterët kosovarë po e shohin si një politikë publike shumë të rëndësishme.

“Idenë e efiçiencës nuk është që e kemi pas, e kemi pasur kursimin gjithmonë, mirëpo efiçienca e energjisë është pa më e madhe… Është mirë që akterët po e shohin si një politikë publike shumë të rëndësishme për Kosovën në mënyrë që me i mbërri jo vetëm tragetet. Mirëpo efiçienca e energjisë nuk duhet me u pa si një obligim që ne e kemi ndaj Traktatit të Komunitetit të Energjisë, por duhet me u pa edhe një politikë e cila na bie benefite”, deklaroi ai.

Përmirësimi i efikasitetit të energjisë shihet si një katalizator për adresimin e shumë çështjeve ekonomike dhe sociale.

Telegrafi, 10.10.2015