Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

BE forcon kontrollin në tregun e gazit dhe energjisë

Tregtarët që blejnë apo shesin energji dhe gaz natyror në Europë do të duhet të raportojnë detaje rreth transaksioneve të tyre për rregullatorët duke filluar që nga e mërkura sipas rregullave për të rritur transparencën dhe për të parandaluar abuzimin e tregut.

Kompanitë e tregtimit brenda apo jashtë Bashkimit Evropian duhet të regjistrohen me një rregullator kombëtar dhe të sigurojnë të dhënat e transaksioneve të tregut me shumicë të energjisë, përfshirë urdhrat e ekzekutuar nga agjentët ose përfunduar në shkëmbime. Agjencia për Bashkëpunim të Rregullatorëve të Energjisë, apo ACER, në Lubjanë, Slloveni do të monitorojë informacionin për të parandaluar tregtine ilegale.

Kompanitë e energjisë tashmë duhet të raportojnë ndërprerjet e energjisë dhe të gazit nën rregulloren e BE-së për integritetin e tregut të energjisë dhe transparencës, i njohur si Remit, dhe nuk mund të tregtojnë informacion të brendshëm në lidhje me aktivet e tyre. Faza e raportimit tregtar synon të hedhë dritë mbi transaksionet e kryera përmes ndërmjetësve që janë vendosur jashtë institutit financiar. Trayport Ltd, një ofrues për shërbime tregtare, vlerëson se këto u llogaritën në 60 për qind të marrëveshjeve të energjisë dhe 86 për qind të atyre të gazit në Evropë vitin e kaluar.

Të dhënat e mbledhura nga rregullatorët e rrjetit të flukseve të energjisë dhe gazit do të mblidhen dhe të përdoren për të ndihmuar analizat nga ACER.

Sistemi i mbikqyrjes së rregullatorit do të jetë i plotë më 7 prill, 2016, kur raportimi të zgjerohet për të përfshirë tregtimet bilaterale, të cilat janë transaksione private që kryhen ‘larg’ shkëmbimeve apo ndërmjetësve.

Revista Monitor,  08.10.215