Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KLSH padit ish-administratorin e CEZ

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka paditur në prokurori ish-administratorin e kompanise CEZ Shpërndarje, Arben Seferi si dhe 2 ish-drejtues të lartë të kësaj kompanie. Në raportin e KLSH bëhet me dije se këta 3 persona, përmes veprimeve të jashtëligjshme që nga mbifaturimi i konsumatorëve, mashtrimi me çmimin e energjisë apo procedurat e blerjes së pajisjeve elektrike kanë shkaktuar një dëm prej 32 mln eurosh në buxhetin e shtetit dhe të ardhurat e munguara që arrijnë në vlerën 5 milionë eurove.

Në bazë të auditimit të kryer nga ana e KLSH në periudhën 21.01.2013 – 30.06.2015 janë evidentuar parregullsi të shumta si blerja e energjisë elektrike me çmim më të lartë se ai i tregut, mbifaturim të konsumatorëve me pasojë uljen artificial të humbjeve në rrjet, blerjen e pajisjeve dhe materialeve elektrike emergjente për nevojat e shoqërisë, në vitin 2014, duke paguar 50-70 për qind më shumë se vlera e kontratës me prokurim të drejtpërdrejtë etj.

Të gjitha këto shkelje sipas KLSH kanë shkaktuar një dëm të konsiderueshëm financiar në buxhetin e shtetit.

Gazeta Shqip,  26.09.2015